Një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë humbi jetën shoferi i njërës prej tyre. Ai është një djalë 26-vjeçar, me iniciale N.S.

“Rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen”. Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S., 26 vjeç, Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç, banues Malësi e Madhe. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,

thotë policia në një njoftim për mediat.

Në të njëjtin aks rrugor, dy këmbësore gjetën vdekjen të mërkurën, pasi u përplasën nga një makinë. Viktimë e kësaj ngjarje të rëndë mbeti vjehrra dhe nusja 18-vjeçare, e cila ishte shtatzënë.

/tvklan.al