Plagosen rëndë dy të tjerë

Mark Ndou, drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër ka humbur tragjikisht jetën këtë të mërkurë në një aksident me makinë.

60-vjeçari udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, gjithashtu punonjës të Pyjores, kur makina doli nga rruga. Ngjarja e rëndë, sipas policisë, ndodhi rreth orës 14:15, në fshatin Bugjon të Pukës.

“Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll.  Gj. po dërgohen drejt Spitalit të   Traumës Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thotë policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.

Burime bëjnë të ditur se Ndou ishte në krye të Inspektoratit të Pyjeve prej 7 vitesh, ndërsa më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës./tvklan.al