Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor këtë të diel. 29-vjeçari Besmir Shala u gjet i pajetë pak pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, në komunën e San Giuliano Terme, në provincën e Piza-s.

Shqiptari po lëvizte me motor kur u përplas me një rrethrrotullim në rrugën Moruzzi. Përplasja ishte e fortë dhe 29-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa mediat italiane shkruajnë se autoritetet kanë nisur hetimet./tvklan.al