Një i ri ka gjetur vdekjen gjatë orëve të para të së shtunës në Lushnje. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:25, në vendin e quajtur “Zhym”.

Viktima është një 24-vjeçar me iniciale V.H, banues në fshatin Halilaj. Ai po udhëtonte me një makinë “Fiat Punto”, ku humbi kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge.

Për pasojë i riu gjeti vdekjen e menjëhershme. I lënduar ka mbetur edhe një 28-vjeçar me iniciale L.P, i cili ishte pasagjer në makinë. Ai ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se po punohet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.

/tvklan.al