Ra me motor në kanal

Aksidenti me motor i mori jetën një të riu mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël.

Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është 26-vjeçari A. Buzi, banues në këtë fshat. Ai po lëvizte me një motor “Yamaha”, kur doli nga rruga dhe ra në kanal.

26-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Fierit. Autoritetet policore thonë se po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./tvklan.al