Humb jetën në aksident një 32-vjeçar



Humb jetën në aksident një 32-vjeçar

08:05 03/03/2021

Një 32-vjeçar humbi jetën orët e para të së mërkurës në Pogradec, në një aksident me makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë.

I riu me iniciale D. L., udhëtonte me makinë, kur u përplas me një tjetër mjet, në timonin e së cilës ishte një 27-vjeçar më iniciale E.Y.

Përplasja ishte e fortë dhe si pasojë e plagëve të rënda, 32-vjeçari gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Autoritetet arrestuan shoferin e makinës tjetër, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./tvklan.al







Të ngjashme