Një 37-vjeçar gjeti vdekjen pasditen e kësaj të diele në Shkodër, pasi u përfshi në aksident. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20 në fshatin Guri Zi.

37-vjeçari me iniciale V. N udhëtonte me motoçikletë kur u përplas me dy mjete të tjera. Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Autoritetet policore morën në pyetje drejtuesit e makinave të përfshira në aksident, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al