Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Karinë-Peqin

Dy motorë u përfshinë në një aksident pasditen e së premtes, ku për pasojë humbi jetën një person. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Karinë-Peqin, ku Sherif Shabani 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin me Y.I., rreth 52 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit 40-vjeçari Sherif Shabani, ndërsa drejtuesi i motorit tjetër është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Tv Klan