Një 45-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të premte në një aksident rrugor. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pishkash, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Dy automjetet u përplasën me njëra-tjetrën dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i njërit prej tyre. 45-vjeçari me iniciale A.V u dërgua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Autoritetet policore, me të mbërritur në vendin e ngjarjes nisën punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al