Një 83-vjeçar ka humbur jetën mesditën e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti në aksin Shkodër-Koplik, në afërsi të Shtojit.

Eljaz Piroviç, i cili udhëtonte me një motoçikletë është përplasur nga një automjet.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar.

Tv Klan