Një burri gjeti vdekjen mesditën e kësaj të hëne, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Cërrik-Elbasan.

Burime paraprake për Klan News bëjnë të ditur se viktimë nga ky aksident ka mbetur një 75-vjeçar.

Ai mësohet se po lëvizte me motor kur u përplas nga një automjet. Policia shoqëroi drejtuesin e makinës, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al