Ndalohet drejtuesi i automjetit tjetër

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku janë përplasur një automjet tip Benz me një BMW.

Nga përplasja ka humbur menjëherë jetën drejtuesi i makinës Benz i identifikuar si Nuri Malaj, 50 vjeç, efektiv i Policisë së Shtetit.

Drejtuesi i makinës tjetër është shoqëruar në komisariat deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tv Klan