Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në vendin e quajtur  “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues Gj.N., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al