Humb jetën në aksident një grua

Foto ilustruese

Një grua ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur këtë të mërkurë rreth orës 11:50, në vendin e quajtur Munaz, në Mirditë. Ajo udhëtonte në një makinë Benz që drejtohej nga një 47-vjeçar nga Lezha. Ky i fundit, sipas policisë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

“Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor”, thotë policia në një njoftim për media.

Një grup hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*














Emisione