Një burrë mbeti i vdekur këtë të martë në fshatin Grabjan të Divjakës, si pasojë e një aksidenti. Viktima është një 63-vjeçar me iniciale K.Q. Sipas policisë, ai udhëtonte me një motomjet kur u përplas me një mjet bujqësor (motor-korrëse), e cila drejtohej nga 61-vjeçari B.Z.

Përplasja ishte fatale për 63-vjeçarin, i cili gjeti vdekjen. Autoritetet policore shoqëruan drejtuesin e motor-korrëses, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al