Një burrë gjeti vdekjen mesditën e kësaj të hëne në Peqin, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Gjocaj. Viktima është një 77-vjeçar, banor i këtij fshati. Ai po lëvizte me motocikletë, kur u përplas me një makinë.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë momentalisht janë të panjohura. Me qëllim zbardhjen e shkakut të aksidentit, në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor./tvklan.al