Një burrë gjeti vdekjen këtë të shtunë në Fier, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja rëndë ndodhi rreth orës 15:00, në afërsi të fshatit Kafaraj, aksi rrugor Levan-Tepelenë.

Sipas policisë viktima është një 55-vjeçar me iniciale A.H., banues në Frakull. Ai po lëvizte me motoçikletë, kur u përplas nga një makinë, në timonin e së cilës ndodhej një 36-vjeçar me iniciale Sh.Dh., banues në Sarandë.

Ky i fundit u shoqërua në polici, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj./tvklan.al