Një 60-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në aksin rrugor Fier-Fermë.

Viktima me iniciale R.T. po udhëtonte me motorçikletë kur u përplas nga një makinë tip Benz që drejtohej nga 26-vjeçari me iniciale A.S.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve që pësoi, 60-vjeçari ndërroi jetë menjëherë. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al