Një 27-vjeçar ka përplasur për vdekje me makinë një të moshuar. Policia e Kurbinit bën me dije se aksidenti ndodhi pranë një karburanti, ku i riu me iniciale E.GJ, ishte duke lëvizur me makinë, ndërsa 65-vjeçari me iniciale P.P. ishte me motor.

I moshuari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk mundi që t’i mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Nga ana tjetër Policia njofton se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al