Një burrë ka gjetur vdekjen rreth orës 16:40 të kësaj të enjteje, në fshatin Zharnec të Divjakë. Viktima është një 46-vjeçar me iniciale K.T, banues në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjes. Sipas policisë, ai po drejtonte një motomjet “Yinxiang”, kur humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

46-vjeçari mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë gjatë kohës që po transportohej për në spitalin e Lushnjes. Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të saj.

/tvklan.al