Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e të premtes rreth orës 21:20 në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Lazaren. Në aksident janë përfshirë dy mjete, një kamionçinë dhe një makinë tip Ford.

Si pasojë e përplasjes së fortë pasagjeri që ndodhej në makinën Ford ka dalë nga mjeti pasi nuk ka pasur rrip sigurimi, për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë të cilët po udhëtonin në të dy automjetet. Viktimë ka mbetur Ardian Xhaja, oficer në Burgun e Peqinit.

Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e makinës, e cila ka manovruar në rrugë duke u përplasur me kamionçinën.

Klan News