Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 19:25 mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e makinës Anxhela Çapo, 23 vjeç, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spital 22-vjeçarja Silvana Muho, e cila ishte pasagjere në makinë.

Mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit.

Tv Klan