Një burrë gjeti vdekjen këtë të premte në Tiranë, ndërkohë që udhëtonte me autobus. Viktima është një 65-vjeçar, i cili sipas policisë dyshohet se pësoi arrest kardiak.

“Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobus”.

Autoritete thonë se po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve./tvklan.al