Humb jetën në Itali babai i tre fëmijëve

Posta

Humb jetën në Itali babai i tre fëmijëve

10:03 29/10/2019

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali mëngjesin e kësaj të marte. Ishte ora 06:00 e mëngjesit kur shqiptari u përplas nga një makinë “Mini Couper”.

Aksidenti ndodhi në një kryqëzim në aksin rrugor që lidh Giovinazzo me Molfetta. Viktima, baba i tre fëmijëve, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga makina.

Gruaja, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit, lajmëroi menjëherë policinë duke e njoftuar për aksidentin ku ishte përfshirë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë,

38-vjeçari shqiptar nuk mundi të mbijetonte. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, ndërsa policia nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT