Humb jetën në plazh një grua

Humb jetën në plazh një grua

10:15 17/06/2019

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne në Vlorë.

Burime zyrtare thonë se viktima është një 70-vjeçare me iniciale Sh.B. Gruaja humbi jetën rreth orës 08:40, në zonën bregdetare të quajtur “Plazhi i Vjetër”, pasi dyshohet se pësoi infarkt.

“Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes paraprake gjithashtu në prani të mjekut ligjor, dyshohet se Sh.B, ka pësuar infarkt kardiak sapo është futur në ujë, disa metra larg bregdetit”, thuhet në një njoftim të policisë së Vlorës.

Autoritetet vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Të ngjashme
UKT