Shënohet viktima e pestë nga gripi në vend. Një 31-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë para 3 ditësh në Sanatorium pasi ishte prekur nga Ah1N1. Sipas bluzave të bardha, e reja ishte paraqitur në spital me grip dhe në gjendje të rëndë respiratore dhe u detyrua të bëjë lindje të parakohshme. Edhe një nga binjakët, nuk mundi të mbijetonte.

Në spitalin Shefqet Ndroqi ndodhet edhe një tjetër person në gjendje të rëndë.

Intensiteti i qarkullimit të gripit në vend vijon të jetë i lartë. Në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare ka çdo ditë me qindra raste që kërkojnë trajtim mjekësor.

Tv Klan