Shënohen 24 viktima të tjera në Kosovë

Një foshnje vetëm 3-javëshe është viktima më e re e koronavirusit në Kosovë. Ajo ishte shtruar më 28 Gusht në Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merrte trajtim në Klinikën e Neonatologjisë, por për shkak të infektimit me virus, ajo ka ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës.

Ndërkohë që gjatë orëve të para të së dielës në Kosovë ka humbur jetën edhe një 26-vjeçare nga Vitia, e cila kishte lindur vetëm pak ditë më parë. Por pas lindjes të cilën e kishte kryer me operacion, ajo ishte transferuar për në intensivë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë muajve të fundit në Kosovë, kanë humbur jetën pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara, tri nga të cilat pasi kanë kryer edhe lindjen. Në 24 orët e fundit humbën jetën 24 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë  në 2629.

Autoritetet shëndetësore atje bën të ditur se janë kryer mbi 10 mijë teste nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 890 qytetarë.

Tv Klan