Gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi, është shuar sot në moshën 65-vjeçare. Klan News raporton se Qirjazi ka ndërruar jetë në një prej spitaleve Covid në kryeqytet ku ndodhej i intubuar prej 10 ditësh.

Ai ishte dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore por nuk ka mundur ta mposhte sëmundjen.

Mësohet se gjyqtari ishte infektuar disa javë më parë dhe ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar shumë./tvklan.al