Shkon në katër numri i viktimave të shkaktuara gjatë ditëve të fundit nga gripi në vendin tonë. Një 37-vjeçar mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga gripi.

Edhe viktima e fundit mësohet se është nga Elbasani dhe se kishte disa ditë që ishte shtuar në Sanatorium, për shkak të komplikacioneve që gripi i kishte dhënë në mushkëri.

Vdekja e 37-vjeçarit e çon kështu në 4 numrin e viktimave të shkaktuara nga gripi i derrit në vendin tonë. Vetëm dy ditë më parë, Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se edhe një tjetër 37-vjeçar, i cili vinte nga Gramshi, humbi jetën në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ishte prekur nga virusi i gripit AH1N1.

Vetëm javën e fundit, rreth 19 mijë persona sipas Institutit të Shëndetit Publik janë diagnostikuar me probleme në rrugët e frymëmarrjes. 200 prej tyre konfirmohen si të prekur nga gripi AH1N1.

Specialistet i bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos atyre me sëmundje kronike, të vaksionohen dhe të evitojnë mjediset e mbyllura dhe të mbipopulluara.

/abcnews.al