Humb jetën nga zjarri një grua

Foto ilustruese


Humb jetën nga zjarri një grua

10:10 13/02/2020

Një grua humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjteje në Vlorë, për shkak të një zjarrit të rënë në një kasolle.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit”. Viktima është një 80-vjeçare me iniciale S.Z. Gruaja humbi jetën si pasojë e zjarrit që ra në një kasolle, në një stan.

Rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta. Me qëllim zbardhjen e saj po punon një grup hetimor./tvklan.al






Të ngjashme