Një burrë humbi jetën mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, si pasojë e asfiksisë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”.

Sipas policisë, viktima është një 50-vjeçar me iniciale P.C. Ai u asfiksua nga zjarri i rënë në banesën e tij.

Për shuarjen e flakëve, në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e zjarrfikëses. Ndërsa një grup hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al