Lee Kun-hee, kryetari i konglomeratit më të madh në Korenë e Jugut, grupit Samsung ka humbur jetën në moshën 78-vjeçare.

Lee ishte personi që ktheu Samsungun nga një kompani e vogël biznesi në një superfuqi ekonomike duke e diversifikuar atë edhe në sektorë të tjerë si sigurimet dhe transporti detar.

Gjatë drejtimit të tij, Samsung Electronics është bërë një prej firmave më të mëdha teknologjike në botë. Lee ishte personi më i pasur në Korenë e Jugut sipas Forbes me një pasur rreth 21 miliardë dollarë.

Samsung tha se Lee humbi jetën të dielën, por shkaqet nuk janë bërë ende publike. Në vitin 2014, ai pësoi një atak kardiak që e detyronte të ishte gjatë gjithë kohës nën pëkujdesje.

“Të gjithë ne në Samsung do të çmojmë kujtimet e tij dhe jemi mirënjohës për udhëtimin që kemi ndarë me të”, thuhej në një deklaratë.

Lee ishte djali i tretë i Lee Byung-chul, i cili themeloi grupin Samsung në vitin1938. Ai iu bashkua firmës në vitin 1968 dhe në 1987-ën mori drejtimin e saj pas vdekjes së babait.

Atë kohë, Samsung shihej si një prodhues i produkteve të lira dhe me cilësi të dobët. Por gjatë drejtimit të Lee, kompania hyri në reforma të thella.

“Le të ndryshojmë gjithçka, përveç grave dhe fëmijëve”, ishte deklarata që e bëri të famshëm në vitin 1993. Pas kësaj deklarate kompania dogji të gjitha telefonat që ishin prodhuar.

Lee fliste rrallë në media dhe ishte dënuar dy herë, një prej të cilave për korruptim të presidentit Roh Tae-woo./tvklan.al