Zindzi Mandela, vajza e udhëheqësve të Afrikës së Jugut Nelson dhe Winnie Mandela, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Kongresit Kombëtar Afrikan në pushtet.

Transmetuesi shtetëror SABC tha se 59-vjeçarja, e cila kishte funksionin e ambasadores së Afrikës së Jugut në Danimarkë, humbi jetën në një spital në Johannesburg.

Arsyeja e vdekjes së saj nuk është bërë ende e ditur.  /tvklan.al