Humb jetën punëtori shqiptar në Itali


Humb jetën punëtori shqiptar në Itali

09:56 30/07/2021

Një punëtor shqiptar në Terni të Italisë ka humbur jetën nga një aksident në punë. Viktima është 60 vjeç, raporton Ansa, por nuk bën të ditur identitetin.

Sipas shtypit italian, 60-vjeçari shqiptar ishte punonjës i një kompanie private të specializuar për pastrimin e kanalizimeve.

Sipas rindërtimit të skemës, shqiptari u shtyp nga automjeti i punës në një terren të pjerrët në rrethana ende të paqarta. 60-vjeçari humbi jetën menjëherë për shkak të dëmtimeve të rënda. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes.

Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet për rastin për të zbardhur tërësisht ngjarjen. /tvklan.al






Të ngjashme