Një burrë ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, pasi u rrëzua me motoçikletën me të cilën lëvizte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm. Viktima është një 58-vjeçar me iniciale S.M, i cili punonte si shpërndarës picash.

Sipas policisë, 58-vjeçari po lëvizte me motoçikletë, kur humbi kontrollin e mjetit duke u rrëzuar. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al