Fatjon Nurçe është dëmtuar në punë në vitin 2008 në firmën “Evior shpk” në Vlorë dhe ka humbur parakrahun. Në vitin 2014 ka fituar me formë të prerë dëmshpërblimin në vlerën 118 milionë lekë të vjetra, por që nga ajo kohë nuk ka marrë asnjë lek, pasi vendimi nuk ekzekutohet.

Aktualisht Fatjoni jeton me 70 mijë lekë të vjetra, që i merr nga kempi. Përmbaruesi shtetëror në Vlorë shprehet për emisionin “Stop”, se vendimi nuk ekzekutohet dot, pasi në 2014-ën nga tatimet e Vlorës, për kompaninë në fjalë është hapur procesi i falimentit, ndaj procesi është i bllokuar. Por vendimi i Apelit i Janarit 2020 e ka kthyer mbrapsht situatën, pasi fillimi i likujdimit për Fatjon Nurçen është caktuar viti 2029.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e një vendimi për riorganizimin e firmës nga plan likujdimi, që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së parë.

Gazetarja: Sa kohë keni qenë në raport pune me “Evior shpk”?

Fatjon Nurçe:Rreth dy muaj, dy muaj e pak. Në atë kohë ndodhi aksidenti. Unë i fitova të gjitha seancat e qyqit me vendim të formës së prerë dhe përcaktuan edhe një ekspert që më dhanë vlerën e 118 milionë të vjetra. Vendimi i8 formës së prerë ka 7 vjet që nuk është zbardhur dhe akoma nuk po marr rrugëzgjidhje. Në momentin që përmbaruesei filloi të bënte procedurën, ai shpalli faliment.

Gazetarja: Prej kohës që keni humbur parakrahun, si ia keni dalë? Si keni jetuar?

Fatjon Nurçe: Më të keq… punonte babai. Më kanë caktuar një pension 70 mijë lekë, shumë qesharak.

Përmbaruesi: Është regjistruar për zbatim pranë zyrës tonë në datën 2.5.2014 pasi është kryer procedura e regjistrimit, lajmërim për ekzekutim vullnetar, kalim në ekzekutim të detyrueshëm, jemi vënë në dijeni që Drejtoria e Tatimeve Vlorë rreth muajit janar 2014 kishte filluar çeljen e procedurës së falimentit, për të njëjtin debitor. Do të thotë që ky debitor kishte dhe detyrime të pashlyera ndaj shtetit dhe për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve Vlorë, kishte bërë çeljen e procedurës së falimentit. Por ndërkohë dhe objektin e kishte marrë, kishte marrë kredi në bankë dhe kishte lënë kolateral në bankë. Gjatë shpalljes së procedurës së falimentit, Zyra Përmbarimore nuk ka si të veprojë, sepse ky subjekt i nënshtrohet procedurës së falimentit dhe gjatë procedurës së falimentit, gjykata vendos, përcakton asetet, që ka vlerën e aseteve dhe më pas përcakton dhe radhën e shlyerjes së kreditorëve.

Administratori i falimentit: Unë jam administratori i dytë i caktuar nga Gjykata, për të vazhduar procedurën me falimentimin, e cila ka dy faza, ose riorganizim ose likujdim. Gjyqtari i fundit ka marrë parasysh kërkesën për likuidimin e shoqërisë për shkak se faza për riorganizim nuk u miratua nga kreditorët, përfshirë dhe Fatjon Nurçe. Pavarësisht ankimit të dy kreditorëve të tjerë dhe të debitorit unë kam vazhduar porcedurën e likuidimit sipas planit të likuidimit të miratuar në Gjykatë. Në datën 22 Janar 2020 kam marrë dijeni se në gjykatë është zhvilluar seanca për shqyrtimit e ankimit dhe ishte miratuar plani i riorganizimit që ishte rrëzuar në shkallën e parë. Ndërkohë unë kisha përfunduar ankandin e tretë të shitjes së fabrikës, e cila nuk ishte shitur, kisha kryer dhe komisionin të verifikimit të ofertave, nuk u paraqit asnjë ofertues, dhe me marrjen dijeni të diapozitivit në datën 22, kam ndërprerë procedurën e shitjes në ankand dhe pres zbardhjen e vendimit, fillimin e planit të riorganizimit ku ky kreditor, sipas planit të hartuar nga debitori, ku ky kreditor sipas planit i bie në vitin 2029 deri në vitin 2033.

Çlirim Gjata: Dy defekte që kanë ndodhur, e para që në shkallë të parë duhej të kishin vendosur një masë siguruese, sigurimin e padisë, i bllokohet një llogari, një aset, një pasuri e paluajtshme për efekt të ekzekutimit të këtij vendimi, që kur të mbarojë kjo çështje t’i ekzekutohet. E dyta, përmbaruesi duhej ta vinte këtë masë sigurie, direkt veprimi i parë mo, edhe pa lajmëruar palët fare. Të gjitha këto lënë dyshime, lënë shije të keqe. Vetëm kaq, s’po shkojmë më thellë… Çfarë ndodh tani?! Ai fillon procedurën e falimentit, edhe ?! Primar është përmbaruesi, është vendimi i gjykatës, të fillojë çfarëdo procedure të dojë ai… dhe çfarë kemi?! Kemi një vendim tjetër pastaj. Në Qershor të 2014, shoqëria, thirrjet drejtoria rajonale e tatimeve në Vlorë dhe kukohej plan likuidimi. Gjykata merr një vendim dhe urdhëron pezullimin e veprimit përmbarimor të kreditorit Fatjon Nurçe, pa e thirrur fare palë në gjyq sepse ai mund të ankohej për këtë vendim… kjo është shkelje e hapur, proces i parregullt ligjor. Një ditë këto do të shihen o nga një gjykatë kushtetuese, Strasburg… dhe do na vejnë gjoba dhe do t’i paguajmë ne qytetarët të gjitha këto, pse?! Sepse i bën gjykata. Ka pezulluar veprimet e përmbaruesit që ky të mos marrë lekët e dëmshpërblimit që ka ftuar me vendim gjykata pa e thirr fare palë në gjyq. Po si mund të ketë fuqi ky vendim? I pari është ai që ka vendim gjykate, individi, nuk mund të jetë banka, apo kush janë aty, nuk mund të jenë përpara këtij. Sepse ky është një individ që nuk punon dot se ka humbur krahun. Por ka vendim gjykata, dhe vendimi i gjykatës është primar, është Zoti. Është viti 2020 dhe ai nuk ka marrë akoma shpërblimin dhe i thonë do i thonë tani do vish në 2029. /tvklan.al