Lajm tragjik nga Italia. Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën të premten pasi ra nga lartësia.

Mësohet se Sajmir Thartori ishte duke punuar në momentin e aksidentit tragjik.

I riu ra nga një lartësi prej 8 metrash. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten dhe ai u dërgua menjëherë në spital, por gjendja e tij ishte shumë e rëndë, ku fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Thartori jetonte në Verona. Aktualisht mbeten të paqarta rrethanat e incidentit tragjik, por mësohet se policia ka nisur një hetim./tvklan.al