Një i ri shqiptar ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në Lecce të Italisë, në një aksident me makinë. Viktima, sipas mediave të vendit fqinj është 20-vjeçari Manuel Toska, i cili jetonte në Sannicola.

Ai udhëtonte me një makinë Alfa147 në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur humbi kontrollin e mjetit. Makina, e cila ishte në pronësi të të atit, përfundoi jashtë rrugës dhe më pas u përplas me një pemë. Ishin shoferë të rastit që njoftuan ambulancën.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit. 20-vjeçari punonte shitës në një supermarket në zonë dhe mësohet se ishte rrugës për në punë kur ndodhi ngjarja tragjike. 

/tvklan.al