Humb tragjikisht jetën një 18-vjeçar shqiptar në Itali



Humb tragjikisht jetën një 18-vjeçar shqiptar në Itali

20:05 28/02/2021

Bashkë me dy miq të tij, një i ri me origjinë shqiptare kishte shkuar për ekskursion në mal, ku dhe gjeti vdekjen, pasi rrëshqiti duke rënë nga një shkëmb. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të vona të së shtunës në Pontremoli, provinca e Massa Carrara, në Toskanë të Italisë.

Sipas mediave atje, 18-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte prej vitesh në Lunigiana. Nga të dhënat e deritanishme, i riu mësohet se rrëshqiti për shkak të dëborës dhe terrenit të vështirë.

Autoritetet tentuan që të shkonin me helikopter gjatë mbrëmjes së të shtunës, por era e fortë e bëri të pamundur ngritjen e tij. Ndërsa edhe gjatë ditës së sotme autoritetet kanë hasur vështirësi dhe ende nuk është bërë i mundur rikuperimi i trupit të të riut./tvklan.al







Të ngjashme