Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në Novara të Italisë fqinje, për shkak të overdozës.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja La Stampa, viktima është një 34-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Ai ndodhej së bashku me një mikun e tij në një banesë kur gjatë orëve të vona të së enjtes u ndje keq dhe humbi ndjenjat.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, shqiptari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Miku i tij, po ashtu përdorues i drogës u ndje gjithashtu keq. Ai u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarjes shkuan edhe karabinierët të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar prejardhjen e drogës. Nga të dhënat e para dyshohet se të rinjtë po konsumonin drogë sintetike./tvklan.al