Shqiptari dënohet me dy vjet burg në Angli. Mbushi shtëpinë me drogë 

Situata e krijuar nga COVID-19 ka bërë që shumë persona të humbasin punën. I tillë është edhe rasti i një 20-vjeçari shqiptar, emigrant në Britanine e Madhe. A.T. ra në prangat e policisë britanike, pasi kishte kultivuar kanabis në banesën e tij, të marrë me qira.

Në përballjen në gjykatë, 20-vjeçari është shprehur se e ka bërë një gjë të tillë, pasi kishte humbur punën për shkak të pandemisë. I përgjegjshëm se po bënte diçka të paligjshme i riu ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër. Droga ishte e mbjellë në pesë dhoma dhe nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 275 mijë euro.

Ilegal në Britaninë e Madhe që prej një viti, A.T. u dënua me 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa pas kryerjes së dënimit do të deportohet në Shqipëri.

Klan Plus