Porto shkakton befasi ne Champions, Dortmund afrohet me çerekfinalet

Një vit ka kaluar, por duket se pak ka ndryshuar te Juventusi. Si me Lyonin në vitin 2020, bardhezinjtë janë mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve dhe gjasat për të shkuar më tej po veniten pak e nga pak. Kampionët e Italisë u dorëzuan 2-1 përballë Portos në transfertë, duke ia bërë misionin çerekfinale sa të vështirë aq edhe të lehtë vetes. Goli i pësuar në fillimin e pjesës së parë, goli i pësuar në minutat e para të së dytës ishin dy goditje të forta për Juventusin, që nuk i zbehu as goli i Chiesa. Por goli i italianit jep shpresë për në ndeshjen e kthimit.

“Pësimi i golave në fillim të pjesëve na dha goditje të fortë psikologjike. Porto bëri atë që dëshironte në fushë, kjo për shkak se i lamë edhe ne hapësira.


Fitore me plot shpresa mori Borussia Dortmund në transfertën e vështirë të Sevijas. Gjermanët triumfuan me shifrat 3-2 dhe afrohen akoma dhe më shumë me raundin çerekfinal. Erlind Hëlond shkëlqeu me dopietë golash, paraqitje që kënaq edhe trajnerin Edin Terzin.

“Është padyshim një nga ndeshjet tona më të mira këtë sezon. Jemi të lumtur me rezultatin dhe jemi krenarë që kemi mundur këtë skuadër, e cila kishte fituar nëntë ndeshje radhazi dhe nuk kishte pësuar gola për shtatë ndeshje. 

Takimet e kthimit luhen më 9 Mars.

Klan News