Kombëtaret e volejbollit e nisën me humbje fazën kualifikuese të Kampionatit Europian. Ekipi i meshkujve u mund me rezultatin 3 – 0 me sete nga Portugalia të mërkurën në fushë kundërshtare.

Djemtë kuqezi zhvilluan një lojë më të mirë në dy setet, por pa arritur të fitojnë të paktën një prej tyre. Disfatë edhe për vajzat e humbën me rezultatin 3 – 0 sfidën në fushën e Kroacisë.

Ndeshjet e radhës do të luhen të dielën në Tiranë. Për të dy përfaqësueset kundërshtar është skuadra austriake.

Tv Klan