Humbasin Partizani dhe Kukësi

Humbasin Partizani dhe Kukësi

20:45 15/09/2019

Befasohen në transfertë nga Laçi dhe Bylisi

Laçi dhe Bylisi befasuan dy nga ekipet kryesorë që kërkojnë titullin kampion, Partizanin dhe Kukësin. Këto fitore ndihmojnë Tiranën që kryeson e vetme renditjen pas 4 javësh. Laçi mundi partizanin me rezultatin 1 – 0.

Të kuqtë e kërkuan më shumë golin, por ishte Lushkja që realizoi në pjesën e dytë për kurbinasit, që arritën suksesin e parë sezonal. Një fitore me përmbysje për Bylisin 2 – 1 ndaj Kukësit të dielën në Ballsh. Fillimisht shënuan miqtë me Limajn, më pas vendasit ia dolën të kthenin rezultatin me Hidin dhe Guindo.

Të shtunën Tirana mundi me rezultatin 3 – 1 Skënderbeun dhe mbetet i vetmi ekip pa humbje në Superligë. Ndeshja më e rëndësishme e javës së pestë është Kukësi – Tirana.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT