Arbër Tivari ndodhet në spital në gjendje kome

Gjykata e Durrësit i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg”, të riut Arbër Tivari, i cili po lufton me jetën në Spitalin e Traumës pas aksidentit të rëndë mëngjesin e së dielës në autostradën Durrës-Tiranë. 

Makina tip Ford që drejtohej nga i riu doli nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen e për pasojë humbën jetën 2 pasagjeret, Roxhesa Klironomi dhe Silva Gjergji.

Për Arbër Tivarin prokuroria e Durrësit ka ngritur veprën penale të ‘Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor’.

Tv Klan