2018 është një vit për t’u kujtuar në futbollin botëror por për disa është viti për t’u harruar. Trajneri Mark Hughes, pasi drejtoi për 4 vite e gjysmë Stoke City u shka, por tekniku gjithsesi gjeti mënyrën për t’u punësuar shumë shpejt në një tjetër skuadër të Premier League. Uellsiani mundi të drejtonte këtë skuadër vetëm për 14 ndeshje. Ai u bë trajneri i parë që në një vit kalendarik u shkarkua nga dy klube të Premier.

Viti nisi mirë për Alexis Sanchez i cili u largua nga Arsenal për tek Manchester United. Nuk pati mundësi t’i tregonte të gjitha aftësitë e tij për shkak të një dëmtimi. Shënoi vetëm 4 gola.

Pasi fitoi Botërorin e 2014, pritej që Gjermania të shkëlqente edhe në Rusi, por Mannschaft humbi me Meksikën dhe çuditërisht edhe me Korenë e Jugut duke u shndërruar në një ekip qesharak. Këto ishin 12 muajt më të errët të kësaj Kombëtareje.

Por më keq se kujdo, i shkoi trajnerit Julen Lopetegui. Ishte rënia më dramatike e mudshme. Në Qershor ishte në majë të karrierës së tij teksa u bë gati të drejtonte Kombëtaren e Spanjës në Botëror. Por Lopetegui bëri gabimin më të madh në jetë duke pranuar ofertën e Real Madrid, madje pa ia komunikuar këtë punëdhënësit, Federatës Spanjolle të Futbollit. U shkarkua menjëherë pa asnjë lloj mirënjohjeje. Që prej asaj dite çdo gjë shkoi nga shiu në breshër. Humbi superkupën e UEFA me Atletico Madrid. Vetëm 6 fitore në 13 ndeshje të finalizuara me humbjen 5-1 me Barcelonën e çuan trajnerin në listën e të papunëve.

Një njeri që i shkau karriera nga duart është portieri Loris Karius. Me fanelën e Liverpool, në finalen e Champions kundër Real Madrid, gardiani bëri gafat më të rënda që mund të bëjë. Komentet janë të tepërta, pasi vetë futbollisti i ka ende të hapura plagët.

Tv Klan