Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kryeqytet këtë të enjte. Policia bën me dije se një 13-vjeçare ka ndërruar jetë në spital.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:30, shtetasja e mitur K. Brahaj është shoqëruar nga i ati Xhevat Brahaj për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Gjithashtu mësohet se babai dhe vajza që ndërroi jetë janë shurdh-memecë dhe i përkasin komunitetit egjiptian.

Burime për

tvklan.al

bëjnë më dije se vajza ka pasur një plagë në pjesën e barkut, të shkaktuar nga një prerje me mjete të mprehta apo me thikë. Nuk dihet ende nëse është prerë vetë apo është qëlluar nga familjarët.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes./

tvklan.al