Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Ischia pasditen e së shtunës.

Sipas portalit italian “NapoliToday”, viktima është Xhemal Velsami 16 vjeç. Adoleshenti humbi jetën teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës. Një automjet tip “Peugeot” që drejtohej nga një grua e përplasi për vdekje.

Autoritetet italiane që shkuan në vendngjarje, mblodhën prova për të ndërtuar dinamikën e aksidentit. Nga kqyrja paraprake, në rrugë nuk kishte shenja frenimi të automjetit, çka do të thotë se shoferja nuk ka frenuar gjatë përplasjes. Gruaja mund të akuzohet për vrasje në rrugë, sipas kodit italian, por kjo do të vendoset në përfundim të hetimeve.

Drejtuesja e mjetit u mor në pyetje nga autoritetet, ndërsa rezultatet e ekspertizës së trupit të 16-vjeçarit shqiptar pritet të dalin ditët në vijim. /tvklan.al