Legjenda e futbollit brazilian, Cafu, është shkatërruar nga vdekja e të birit, i cili humbi jetën para kohe.

Danilo Feliciano de Moraes 30 vjeç pësoi atak në zemër teksa po luante futboll me miqtë e tij të mërkurën. Danilo kishte shprehur shqetësim se nuk ndihej mirë pas 10 minuta loje në shtëpinë e familjes Cafu në Sao Paulo.

30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Danilo ishte më i madhi nga tre fëmijët e çiftit Cafu.

Sao Paulo, klubi brazilian ku Cafu nisi karrierën, shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen për 49-vjeçarin, një nga lojtarët më legjendarë të Kombëtares braziliane të futbollit dhe fituesit të Kupës së Botës.

Cafu numëron 142 ndeshje me Kombëtaren dhe ka fituar dy Botërore, në vitet 1994 dhe 2002. Sa i përket klubeve, Cafu është aktivizuar me Real Zaragoza, Romën dhe më pas me Milanin. /tvklan.al