Humbet jetën në aksident vëllai i deputetes së PS

Posta

Humbet jetën në aksident vëllai i deputetes së PS

08:38 20/10/2019

Një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën 42-vjeçarit Elton Maçolli. Automjeti me të cilin udhëtonte i ndjeri u përplas me një kamion në tunelin e Krrabës në aksin Tiranë-Elbasan mbrëmjen e së shtunës.

Më pas makina shpërtheu në flakë. 42-vjeçari, i cili ishte në drejtimin e mjetit, humbi jetën për shkak të djegieve të shumta. Fillimisht, identifikimi i tij ishte i vështirë për shkak të djegieve dhe plagëve të rënda që kishte pësuar.

Mësohet se viktima është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. 42-vjeçari Elton Maçolli ishte ushtarak dhe punonte në bazën e helikopterëve në Farkë. /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT